Flash News

KRYESORE

Ekzekutorët e biznesmenit emra të njohur; Serezi narkotrafikant i denoncuar si mik i Saimir Tahirit, Demiri i dënuar më parë për tentativë vrasjeje

Ekzekutorët e biznesmenit emra të njohur; Serezi narkotrafikant i

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, Denis Demiri dhe Ardian Serezin, si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Memli Begalla, në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak javë më parë në kryeqytet dhe autorët u filmuan nga një kamer sigurie.

Por Demiri dhe Serezi janë emra të njohur për policinë dhe mediat pasi rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje.

Denis Demiri është arrestuar në prill të 2012-ës pasi dyshohej se kishte planifikuar të ekzekutonte shtetasin me iniciale F.A., ndërkohë që ishte dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Sa i përket Ardian Serezit, ai ka qenë i përfshirë në operacionin “Ujvara”, në shkurt të 2014-ës, kur në Gjirokastër u sekuestruan më shumë se 1 ton kanabis, ndërkohë që ishte punonjës në Policinë e Shtetit. Partia Demokratike e ka denoncuar Serezin si njeri të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Rilindja, me precedentë penalë dhe njeri i afërt i ministrit të Brendshëm. Ai njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i ministrit të Brendshëm”, ka denoncuar katër vite më parë deputeti demokrat, Flamur Noka.

Vrasja e biznesmenit në ish-Bllok, policia arreston dy autorët

Të fundit