Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lea Ypi/ The Guardian
Nuk kam votuar kurrë në një palë zgjedhje. Jo sepse nuk doja, por sepse nuk munda. Gjatë gjithë jetës sime si e rritur, kam qenë emigrante. Kam jetuar në vende të huaja mjaftueshëm për t'u njohur me politikën e tyre, por asnjëherë aq sa duhet për t'u kualifikuar për nënshtetësi.
Unë u rrita në Shqipërinë staliniste, një vend ku votimi ishte një ritual absurd i kryer në mënyrë ciklike nga qytetarët që e dinin që zgjedhjet ishin të kota, dhe se disidenca do të ndëshkohej. Çdo katër vjet, prindërit e mi zgjoheshin në orën 4 ose 5 të mëngjesit dhe rendnin drejt kabinës së votimit, duke pasur parasysh që dështimi për t'u paraqitur të parët mund të konsiderohej një akt sabotazhi. Besnikëria ndaj partisë matej nëpërmjet zellit.
Disa orë më vonë, i vetmi kanal televiziv ekzistues shpallte triumfalisht rezultatin: e vetmja parti që merrte pjesë në votime kishte fituar 100% të vendeve me pjesëmarrje 100%. Zgjedhjet vepronin si një lloj konfirmimi periodik që dëshira e njerëzve dhe ajo e partisë ishin të njëjta. Siç thoshte parulla zyrtare: "çdo votë është plumb për armiqtë tanë imperialistë dhe revizionistë".
Shpesh pyesja veten: meqë zgjedhjet ishin qartësisht një farsë, pse nuk shfuqizoheshin? Ndoshta kjo ndodhte sepse ato konsideroheshin si një shenjë e përparimit, pavarësisht se ku ndodhesh. Përhapja globale e së drejtës së votës ishte, ashtu si heqja e skllavërisë, një nga ato ngjarje historike që mendohet se vërteton faktin se harku i universit moral përkulet kah drejtësia. Fakti se premtimi shpesh nuk përmbushet në praktikë ka tendencë të shpërfillet. Këtu analogjia me skllavërinë është domethënëse: asnjë komb bashkëkohor nuk mund të rivendoste legalisht skllavërinë, edhe pse miliona jetojnë në kushte skllavo-pronare. Sot, çdo komb pretendon të jetë një demokraci, pa marrë parasysh sa farsë janë zgjedhjet aty; askush nuk do të guxonte t'i shfuqizonte krejtësisht.
Ka mënyra për të kompensuar pamundësinë e votës në vendin ku jetoni. Dikush mund të votojë në vendin e origjinës, nëse lejojnë rrethanat. Ose angazhohesh në forma të tjera të politikës - si të qenit anëtar i një partie, të protestosh ose të hysh në greva. Por jo të gjithë kanë privilegjin të ndërmarrin këto veprime: ka emigrantë, për të cilët vështirësitë e jetës, kërcënimet e punëdhënësve dhe presioni për t'u konformuar janë aq të mëdha saqë asnjë nga këto nuk është e mundur.
Sigurisht, ka edhe miliona qytetarë që zgjedhin të mos votojnë. Ata mund të përballen me kufizime të ngjashme për kohën dhe lirinë e tyre - ose thjesht mendojnë se të gjithë politikanët janë të njëjtë, dhe se zgjedhjet kanë shumë pak rëndësi. Por zgjedhja për të mos votuar nuk është njësoj sikur të mos kesh zgjedhje. Ata që nuk kanë mundësi të votojnë nuk kanë mundësi as të përdorin abstenimin e tyre. Bojkotimi i zgjedhjeve është një ushtrim i lirive politike - dhe të mos e kesh mundësinë për këtë është pikërisht e kundërta.
Votimi është thelbësor për legjitimitetin demokratik. Duke zgjedhur ata që na përfaqësojnë në parlament, ne kemi një zë në ligjet që do të na qeverisin në të ardhmen. Pa këtë zë, ne thjesht u bindemi rregullave të autorizuara nga të tjerët. Larg të qenit zotër të fatit tonë, ne jemi objekt i vullnetit të të tjerëve.
Institucioni qendror i demokracisë liberale është zgjedhja e përfaqësuesve në intervale të rregullta. Hamendësohet se ne i zgjedhim deputetët në bazë të politikave që ata premtojnë të çojnë përpara, dhe të vlerësojmë dëshirueshmërinë e këtyre politikave bazuar në afërsinë e tyre me vizionin e partive që ata përfaqësojnë. Megjithëse zakonisht ato keqparaqiten në shtyp, pa partitë politike demokracia do të përbëhej nga një arbitraritet individësh. Roli i palëve - historia e tyre, antagonizmi i tyre i ndërsjellë, trashëgimia që ata përfaqësojnë dhe parimet në të cilat mbështeten - i ndihmojnë qytetarët të krijojnë pikëpamjet e tyre për çështje me interes të përbashkët. Kritika dhe aktivizmi nga qytetarët, nga ana tjetër, duhet të ndihmojnë partitë të mprehin angazhimet e tyre politike.
Në rastin ideal, zgjedhjet janë ngjarje paradigmatike gjithëpërfshirëse në jetën e një komuniteti politik demokratik. Slogani “një person, një votë” përshkon mjeshtërisht potencialin egalitar të institucioneve demokratike. Sigurisht, në realitet, pasuria dhe fuqia shpërndahen në mënyrë aq të pabarabartë në shoqëritë kapitaliste, sa që aftësia e një pakice të pasur për të formësuar axhendën dhe për të ndikuar në vendimet politike, shtrembëron debatin dhe çorodit idealin e përfaqësimit demokratik.
Megjithatë, ekziston një ditë, dita e zgjedhjeve, në të cilën të gjithë qytetarët kanë fuqi të barabartë. Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo i moshuar, grua apo burrë, homoseksual apo hetero, i pasur apo i varfër, shumë i artikuluar ose mezi i arsimuar, politikan profesionist apo pastrues i dritareve.
Nuk ka rëndësi nëse jeni Mike Ashley apo Brenda nga Bristoli. Secili person ka një dhe vetëm një votë, dhe, në ditën e zgjedhjeve një votë ka potencialin të bëjë ndryshime.
Përjashto rastin, natyrisht, nëse nuk jeni qytetar i këtij shteti. Atëherë dikush tjetër do të vendosë në emrin tuaj, dhe pasojat e vendimeve të tyre do të jenë edhe më dramatike nëse jeni vulnerabël. Në këtë rast, dita e zgjedhjeve nuk do të jetë më shprehje e përfshirjes, por një kujtesë e rreptë e përjashtimeve që vazhdojnë të përshkojnë shoqëritë liberale, megjithë premtimin e tyre për përfaqësim efektiv. Zgjedhjet janë dita kur diferenca midis atyre që janë në sistem dhe atyre që nuk janë, pohohet publikisht.
Më 12 dhjetor, shumë emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar - qytetarë të BE-së, apo jo të tillë- mund ta kalojnë ditën canvassing*, duke parë miqtë e tyre të votojnë dhe duke u kërkuar njerëzve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të qëndrojnë zgjuar deri vonë për të zbuluar se cila parti apo cilat parti do të formësojnë politikat që do të përkufizojnë jetën e tyre për vitet e ardhshme. Por në fund, për një çështje me rëndësi thelbësore për jetën e tyre, atyre do t'u mohohet vullneti.
Disa mund të përpiqen ta zbusin goditjen - dhe në proces ta mveshin me normalitet këtë 'mungesë demokratike' të emigrantëve. Ata mund të argumentojnë në mënyrë cinike që votimi është një maskaradë gjithsesi, duke cituar deklaratën famëkeqe të Rousseau-it: "Populli anglez mendon se është i lirë; gabohet shumë, është i lirë vetëm gjatë zgjedhjes së deputetëve; sapo të zgjidhen, skllavërohet, sërish, kthehet në asgjë. Por edhe nëse Rousseau ka të drejtë ne do të ishim në gjendje më të keqe pa të drejtën e votimit dhe liria e njëmendtë për të gjithë do të ishte edhe më e vështirë për t'u patur.
Kjo është arsyeja pse votimi është thelbësor. Më shumë se një e drejtë - është një përgjegjësi, përgjegjësi e atyre që kanë fuqinë e votës për të ushtruar atë fuqi në emër të atyre që nuk e bëjnë. Sigurohuni që ta përdorni.
*Lea Ypi është pedagoge e Teorisë Politike në London School of Economics.
**canvassing- procesi i solicitimit të votave, t'i këkrosh dikujt të votojë për aksh parti apo politikan.
***Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38