Flash News

KRYESORE

Elbasan/ Dyshohet se e ngacmoi shoferi, ndërron jetë nëna e tre vajzave që u hodh nga makina

Elbasan/ Dyshohet se e ngacmoi shoferi, ndërron jetë nëna e tre

Është ndarë nga jeta gruaja, e cila dy ditë më parë u hodh nga automjeti në ecje në  aksin Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Shpëtime Tufa, nëna e 3 vajzave, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen e Tufës nga makina që po udhëtonte, por policia tha se ajo u rrëzua pasi dera nuk ishte mbyllur mirë.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht atë ditë, por policia ka arrestuar shoferin dhe ka nisur hetimet.

Të fundit