Flash News

KRYESORE

Elbasan, nga dhuna në familje, te falsifikimi i parave, arrestohen disa persona

Elbasan, nga dhuna në familje, te falsifikimi i parave, arrestohen disa

Nuk ndalet dhuna brenda familjes në Elbasan. Brenda pak ditësh shënohet edhe nëj tjetër rast i kësaj dhune. Një 66-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ismail Shabani.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në gjendje të dehur, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Y.Sh., 64 vjeçe”, sqaroi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Penal.

Po nga Elbasani njoftohet se policia ka goditur një rast i falsifikimit të kartëmonedhave. Policia e Elbasanit ka goditur një rast të falsifikimit të kartëmonedhave, duke arrestuar një person, ndërsa ka nisur procedimi ndaj dy të tjerëve. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 2800 euro të dyshuara të falsifikuara. Në flagrancë është arrestuar shtetasi Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë. Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Të fundit