Flash News

KRYESORE

Elbasan, pezullohen nga detyra dy efektivë policie, pajisën me pasaportë të kërkuarin nga gjykata

Elbasan, pezullohen nga detyra dy efektivë policie, pajisën me

Pas një hetimi disa mujor, prokuroria në bashkëpunim me strukturat e Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Elbasan, proceduan penalisht dy punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Elbasan me akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Nga htimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë inspektor F.B me detyrë SPZ pran Komisariatit  Elbasanë dhe Inspektor K.J me detyre SPZ pranë stacionit të policisë Belsh,  lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të  shtetasit A.D nëpërmjet veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin. Më herët A.D është dënuar nga Gjykata dhe është shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”  parashikuar në nenin 243 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka të tjerë të përfshirë në aktivitet të jashtëligjshëm.   

Të fundit