Flash News

KRYESORE

Elbasan/ Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen mbi 10 persona me precedentë penalë

Elbasan/ Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen mbi 10 persona me

Policia e Tiranës dhe e Elbasanit, në një operacion antidrogë, ka shoqëruar në komisariat mbi 10 persona me precedentë penalë. Për 5 prej të shoqëruarve ka urdhër arresti.

“BalkanWeb” mëson emrat e dy prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për Agron Qafa, Lavdosh Demaj. Mësohet se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.

Është gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë që e posedonin dhe policia dyshon dhe për armëmbajtje pa leje.

Të fundit