Flash News

KRYESORE

Elbasan: Shkrumbohen dy makinat luksoze të ish-kreut të Gjykatës, i shkarkuar nga vettingu

Elbasan: Shkrumbohen dy makinat luksoze të ish-kreut të Gjykatës,

Dy makina luksoze në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni janë shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e të premtes. Makinat ishin të parkuara në bulevardin kryesor të qytetit, në lagjen “Kongresi” në Elbasan.

“Në lagjen "Kongresi", Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Arben Vrioni u shkarkua nga Vettingu pak kohë më parë, pasi nuk justifikoi pasurinë. Ai ka qenë gjyqtar së fundi në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Të fundit