Flash News


KRYESORE

Elbasan/ Simpatizantët kërkojnë lirimin e protestuesve, i bllokuan lëvizjen eskortës së Ramës

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike dhe familjarë të personave të arrestuar se tentuan të bllokonin lëvizjen e eskortës që shoqëronte kryeministrin Edi Rama, u mblodhën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Protestuesit tentuan të mos lejonin eskortën që të kalonte në hyrje të qytetit të Librazhdit mesjavën e shkuar. Familjarët dhe simpatizantët kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve dhe e cilësuan një provokim të hapur ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se kjo është një nga përpjekjet më dëshpëruese të Edi Ramës për të qëndruar me forcë në pushtet.

“Ai do ta kuptojë se ajo që i bënë demokratët e Librazhdit do t’i duket lule pas kësaj që do ti ndodhë në ditët në vijim. Gjatë këtyre viteve Edi Rama ai shpartalloi gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu ato në funksion të vetes duke kapur gjithçka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë, institucionet, për ta pasur më të lehtë që të frikësojë popullin dhe të sundojë padrejtësisht.” reagoi Boçi.

Të fundit