Flash News

KRYESORE

Elbasan/Denoncimi i të bijës: Policia më shoqëroi babain për thirrje anti-komuniste ndaj Fatmir Xhafës

Elbasan/Denoncimi i të bijës: Policia më shoqëroi babain

Një ngjarje e pazakontë duket se ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Shtetësja Rovena Çela ka denoncuar shoqërimin që i ka bërë policia babait të saj, i cili ka qenë vetë ish-oficer i policisë.

Në denoncimin e publikuar nga Sali Berisha, ajo shkruan:

“Pershendetje dr Berisha! Une qe po ju shkruaj quhem Rovena Çala. Babai im Bujar Çala ish oficer policie i liruar padrejtesisht nga rilindja bolshevike e Edvin Kristaq Rames jeton momente deshperimi te thelle. Sot Policia e Elbasanit e ka shoqeruar ne polici. Duket pak si e cuditshme por eshte e vertete. Ja arsyeja e shoqerimit: Rreth ores 14.00 ne Teatrin Skampa Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa ishte ne nje nga sallat e hotel Turizmit Elbasan. Sapo doli Ministri nga Turizmi dhe ju drejtua makines babai im Bujari i doli perpara duke e pershendetur me stlin sovjetik duke ngritur grushtin lart. Donte ti bente nje urim special per mireseardhjen ne qytetin e Elbasanit. Me tej babai vazhdoi duke thirrur: "Rrofte Marksizem-Leninizmi! Rrofte diktatura e proletariatit! Rrofte Komiteti Qendror i Partise Komuniste Shqiptare me ne krye shokun Edvin Kristaq Rama! Ministri Xhafa nuk beri ze, por me bishtin nder shale hipi ne makine dhe u largua. Sigurisht kjo skeme u krye ne prani te mjaft policeve civile e me uniforme te cilet nuk vepruan. Pas kesaj babin tim ne shtepi erdhi e mori nje fugon policie dhe e shoqeruan ne komisariat. Nuk e kuptoj se cfare vepre ka kryer im ate per tu shoqeruar ne polici. Ai nuk shau askend vecse thirri rrofte, rrofte, rrofte... Pershendetje me te kendshme ministri nuk besoj se ka marre ne asnje vend. Shqetesimi me i madh per babin tim mbetet se sic konstatoi ne komisariat disa police ishin te trembur se mund te pezulloheshin nga detyra per mosveprim. Eh, policet e shkrete nuk dine ç'te bejne. Veçse nje gje eshte e sigurt se policet nuk jane fajtore dhe s'kane pse te ndeshkohen. Ju lutem dr Berisha shperndajeni kete mesazh. Me respekt”.

 

Të fundit