Flash News

KRYESORE

Eleminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria inekzistente në fushë, pëson 4 gola të dyshimtë

Eleminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria inekzistente në

Kombëtarja e Shqipërisë U21 u mposht thellë në takimin e dytë në grup me Sllovakinë, me rezultatin 4-1 në Zilina. Shpresat pësuan plot 4 gola të dyshimtë në këtë takim, duke qenë totalisht inekzistent në repartin e mbrojtjes.

Vetëm një gol i sulmuesi Rei Manajt në minutën e 63’, që ngushtoi shifrat përkohësisht në 2-1, nuk shërbeu për asgjë, me ekipin e Bushit që merr një tjetër humbje, e që mbetet në kuotën e 6 pikëve. Gjithashtu, edhe në Shqipëri, ditën e premte, sllovakët fituan me përmbysje me shifrat 2-3 në Selman Stërmasi.

Tani kuqezinjtë e vegjël renditen në vendin e pestë në Grupin 2 të eleminatoreve të Kampionatit Europian me 6 pikë ose e thënë ndryshe 9 pikë më pak nga Spanja që kryeson grupin.

Formacioni i Shqipërisë:

E. Kastrati (P), A. Toli (+78’ M. Nuriu), I. Ceka (+31’ E. Hakaj), L. Maloku, S. Tafa, T. Sulejmani, E. Ndoj, E. Cinari, A. Kryemi, S. Kallaku (+60’ S. Kallaku), R. Manaj. Trajner: Alban Bushi

Të fundit