Flash News

KRYESORE

Eleni Foureira mbërrin në Tiranë, fotografohet nën shoqërinë e një kuzhinieri shqiptar

Eleni Foureira mbërrin në Tiranë, fotografohet nën
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të mbajë sonte një koncert në Tiranë, para publikut shqiptar në sheshin ‘Skënderbej’. Përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion është nisur pasditen e sotme nga aeroporti i Athinës e shoqëruar nga kuzhinieri Renato Mekolli, i cili publikoi në profilin e tij në 'Instagram' edhe një foto me këngëtaren. “Dy fierakët bashkë. Me artisten Eleni Foureira , sot do të performojë për të gjithë shqiptarët në Sheshin 'Skënderbej'. Para pak muajsh, ajo dhe dy shqiptarët e tjerë: Bushpepa dhe Meta ngritën peshë zemrat e bashkëkombasve tanë në skenën e Eurovizion dhe Eleni megjithëse shumë afër fitores arriti të pozicionet e dyta”, ka shkruar Makolli. Në koncertin e sotëm priten të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani dhe Young Zerka.

Të fundit