Flash News

KRYESORE

Eleni Foureira mbështet publikisht Elvana Gjatën: E preferuara ime

E ftuara speciale e këtij viti në "Festivalin e Këngës në RTSH", është shqiptarja Eleni Fouereira. Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë shumë e famshme që pas pjesëmarrjes në "Eurovizion 2018" dhe fama e saj është ndërkombëtare pasi ftohet në shumë koncerte.

Eleni jo vetëm do performojë si e ftuara speciale në "FEST 58" por ajo ka dhe të preferuarën e saj që e mbështet publikisht.

Përmes një postimi në Instastory, Eleni ka hedhur foton e Elvana Gjatës dhe shkruan:

"E preferuara ime."

Në postimin e saj, Eleni i ka bërë tag dhe Elvanës e cila e ka ripostuar në profilin e saj dhe i shkruan:

"Të dua mbretëreshë."

Të fundit