Flash News

KRYESORE

Eli Fara feston ditëlindjen, dedikimi i vajzës: Kur numëroj gjërat e çmuara, ty të numëroj dy herë

Eli Fara feston ditëlindjen, dedikimi i vajzës: Kur numëroj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, sot feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i së bijës, Marina.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo është shprehur se Eli për të është nëna më e mirë në botë dhe se tashmë e konsideron si një motër.

Marina ka shkruar gjithashtu se kur numëron gjërat e çmuara që i ka dhënë jeta, mamanë e saj e numëron dy herë.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurtë për mua. Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Marina Fara bashkangjitur fotos me Elin, në kohën kur ajo ishte ende një fëmijë.

https://www.instagram.com/p/BjBcZidHPdh/?taken-by=marinafara.official

Të fundit