Flash News

KRYESORE

Elia Zaharia reagon sërish: Nuk kam firmosur për shembjen e teatrit; thjeshtë mbështeta deklaratën e Artan Imamit

Princesh Elia Zaharia Zogu ka reaguar sërish lidhur me debatin për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar.

Pasi u përfol se mes firmëtarëve për shembjen e godinës aktuale renditej edhe emri i saj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo sqaron se mbështet deklaratën e kolegut të saj Artan Imami ne te cilin te performohet ne kushte njerezore, duke theksuar qe territori i Teatrit Kombetar te mos cenohet ne asnje centimeter, por te mbetet teresisht ne funksion te tij!

Zaharia shton se ajo nuk ka firmosur asnjë peticion fizikisht, por thjeshtë ka mbështetur qëndrimin e kolegëve të saj. “E riktheksoj qe nuk kam vene asnje firme per shembjen e teatrit dhe askush nuk ka falsifikuar firmen time pasi nuk behej fjale per te firmosur fizikisht, por per te mbeshtetur nje deklarate, ku shprehej mendimi ne lidhje me kete ceshtje”, përfundon ajo.

Shembja e teatrit, reagon për herë të parë Elia Zaharia: S’kam firmosur asnjë peticion, por kam një propozim ideal

Reagimi i plotë:

Miq te nderuar. E shoh te udhes te sqaroj edhe njehere pozicionin tim lidhur me çeshtjen e teatrit kombetar, pasi konstatoj se emri im ne jo pak raste po keqperdoret.

Une kam shprehur mbeshtetjen time ndaj deklarates se kolegut tim Artan Imami ku kerkohej nje Teater Kombetar bashkekohor, ne te cilin te performohet ne kushte njerezore, duke theksuar qe territori i Teatrit Kombetar te mos cenohet ne asnje centimeter, por te mbetet teresisht ne funksion te tij!

Ne letren e hapur nuk permendet ne asnje paragraf shembja e teatrit. Arkitektura nuk vihet ne diskutim pasi eshte ceshtje qe i takon specialisteve.

E riktheksoj qe nuk kam vene asnje firme per shembjen e teatrit dhe askush nuk ka falsifikuar firmen time pasi nuk behej fjale per te firmosur fizikisht, por per te mbeshtetur nje deklarate, ku shprehej mendimi ne lidhje me kete ceshtje.

Me respekt

Elia

Të fundit