Flash News

KRYESORE

'Elifi' akuzohet dhe diskriminohet nga mediat turke, 'Meral' i del në mbrojtje: Ç’është kjo paturpësi!

Tuba Buyukustun, e njohur gjerësisht nga publiku shqiptar si "Elif" apo "Syhan" tek 'Cesuri dhe e Bukura' ka investuar më shumë se 1 milionë euro për të blerë një shtëpi në Paris.

Kjo nuk është pritur mirë nga mediat, të cilat i janë vërsulur aktores. Pasi ka lexuar këtë aktorja Hazal Kaya, e njohur si "Merali", ka reaguar ashpër, madje edhe pyetjeve  të mediave “Ku i ka fituar këto para Tuba?”, i është përgjigjur ashpër: “Ç’është kjo paturpësi! Si është e mundur që mund të shkruani lajme të tilla?”

Sipas Hazal, Tuba është një grua, e cila prej vitesh fiton para me djersën e ballit dhe siç duket, bën edhe investimet e duhura. Ajo akuzoi median për diskriminim gjinor, madje kujtoi se kur aktorët blejnë makina, ato hapen me titujt “lodra e re e…”, ndërsa për aktoret bëjnë lajme të tilla.

Hazal po ashtu ka kërkuar nga mediat turke të përmirësojnë sjelljen dhe të jenë të vetëdijshëm për pasojat e diskriminimit gjinor dhe dhunës në shkrimet që bën vazhdimisht.

 

Të fundit