Flash News

KRYESORE

Eliminimi i Al-Baghdadit/ Si arriti spiuni kurd të zbulonte kreun e ISIS nëpërmjet mbathjeve

Kurdët e Sirisë kanë deklaruar se ata luajtën një rol kyç në eliminimin e kreut të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, duke infiltruar një spiun në qarqet e ngushta të liderit të shtetit islamik.

Një zyrtar i lartë i një njesie siriane të përbërë nga kurdët ka deklaruar se njeriu i tyre ka  arritur të zbulonte dhe identifikonte Al Baghdadin.

Pas zbulimit të vendqëndrimit të tij, spiuni kurd kishte arritur të vidhte një palë nga të brendshmet e Al-Baghdatit për të provuar identitetin e këtij të fundit me anë të ADN-së, që do të ishte një ndihmë mjaft e madhe për ushtarët amerikanë në zbulimin e shefit të ISIS.

Personi i infiltruar është anëtar i Forcave Demokratike Siriane, të cilët pretendojnë se kanë arritur ta gjurmojnë Baghdadin në Veri të Sirisë, prej nga ai kishte bërë plan të arratisej nga një vend në kufij me Turqinë.

“Që në datën 15 Maj kemi bashkëpunuar me CIA-n për të gjurmuar Al Baghdadin dhe monitoruar atë nga afër”, shkruan në tëiter Polat Can, një zyrtar i lartë i FDS.

“Një nga burimet tona qe në gjendje të gjente shtëpinë ku po fshihej Baghdadi. Ai i ndryshonte shumë shpesh vendqëndrimet e tij dhe po bëhej gati të lëvizte në Jerablus (vend në kufij me Turqinë). Njeriu ynë na solli të brendshmet e Al Baghdadit dhe nëpërmjet analizave të ADN-së u bindëm 100 % se ai person ishte pikërisht kreu i ISIS”, tha zyrtari i FDS.

Më poshtë ai shton se eliminimi i Al Baghdadit ishte parashikuar të bëhej një muaj më parë, por tërheqja e forcave amerikane dhe mësymja turke u shkaktoi vonesa, e i detyroi ta ndalonin operacionin e tyre special.

Të fundit