Flash News

KRYESORE

Eliminimi i parakohshëm, miliona euro humbje për Gjermaninë

Eliminimi i parakohshëm, miliona euro humbje për Gjermaninë

Eliminimi në fazën e grupeve nga Kupa e Botës ka sjellë pasoja të mëdha për Gjermaninë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe ata financiar.

Federata Gjermane duhet të bëjë llogaritë me letër e laps dhe bilanci është negativ, sepse bëhet fjalë për një Botëror me minus.

Në bazë të vlerësimeve para Botërorit, Federata Gjermane do të humbasë të paktën 1.7 milionë euro. Të ardhurat prej 9.1 milionë eurosh deri në fazën e grupeve nuk mbulojnë shpenzimet, që shkojnë te 10.8 milionë euro.

Për të dalë me fitim, duhej që kampionët e botës të shkonin deri në gjysmëfinale të paktën.

Të fundit