Flash News

KRYESORE

Elisa Spiropali gjen sërish një mënyrë për të mbrojtur Edi Ramën

Elisa Spiropali gjen sërish një mënyrë për të

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali pretendon se përgjimet e publikuara nga Bild janë nxjerrë nga Partia Demokratike për të shantazhuar mazhorancën. Në ‘Open’, Spiropali mori në mbrojtje kryeministrin Edi Rama duke guxuar t’i quajë ato edhe të manipuluara dhe me “probleme të mëdha në përkthim”.

“Nuk i kanë hetuar këto tre vite, nuk i ka penguar askush. I kanë përdorur si shantazh për të rifituar pozicionet e tyre ose për t’ja dërguar PD-së për t’i nxjerrë një ditë përpara vendimit për negociatat”, u shpreh Spiropali, që shtoi se tani ka besim se prokuroria.

“Ne nuk jemi prokurorë, nuk jemi gjykatës, jo më kot përgjimet janë indicie dhe jo provë. U takon prokurorëve t’i çojnë në gjykatë. Dosjet nuk mund të përdoren si shantazh për figura të larta politike, përfshirë kryeministrin. Këto dosje nuk mund të deformohen dhe nuk mund të manipulohen në mënyrë që të helmohen qytetarët”, tha ministrja për Parlamentin.

Ministrja pretendoi se audio-përgjimet e Bild “kanë probleme të mëdha në përkthim, kanë probleme të rënda në manipulim.”

Të fundit