Flash News

KRYESORE

Elisa Spiropali jep lajmin për shtatzëninë: Gjithçka po shkon shumë mirë

Elisa Spiropali jep lajmin për shtatzëninë: Gjithçka po

Nga studio e Mbrëmje në Abc News, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ndër të tjera dha edhe lajmin se është në pritje të ëmbël. Gazetarja Mirela Milori u ndal te kjo temë për ta pyetur më tej Spiropalin.

Milori: Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë.

Spiropali: Po jam në pritje të fëmijës së dytë.

Milori: Si po e përjeton?

Spiropali: Ma ka mbledhur pak po jo shumë përveç tërmetit që na tronditi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë dhe mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën dhe vendin.

Milori: Po ecën mbarë?

Spiropali: Gjithçka shumë mbarë dhe nuk e konsideroj si pengesë po shumë mirë.

Milori: Vajza po e pret mirë?

Spiropali: Në fillim me xhelozi, por tani shumë mirë.

Milori: Kur mund ta kemi në jetë?

Spiropali: Këto janë gjëra që nuk thuhen por në fund të janarit, do e realizoj detyrën./abcnews

Të fundit