Flash News

KRYESORE

Elisabeth Millard e DASh/ Vettingu i politikës? Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet

Elisabeth Millard e DASh/ Vettingu i politikës? Është

Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard e konsideron reformën në drejtësi si kyçe për të pastruar politikën.

Në një interviste për News24, me gazetaren Klodiana Lala, zyrtarja e DASH, shprehet se SHBA pret rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucionet kryesore të kësaj reforme.

 

Pjesë nga intervista:

Klodiana Lala: Departamenti i Shtetit ka qënë mbështetësi kryesor i reformën në drejtësi në Shqipëri. A mendoni se reforma, e cila po zbatohet, po jep rezultatet që priteshin, duke pasur parasysh që është kundërshtuar nga shumë palë?

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Kjo është një fushë shumë e rëndësishme. Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifkuar disa institutcione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme.

Klodiana Lala: Në mendimin tuaj, a është vetingu në politikë, një nismë e vënë mbi tavolinë nga opozita, e nevojshme në këtë kohë?

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment.

Të fundit