Flash News

KRYESORE

Elita feston 25-vjetorin, Gjiko i “mbjell” shtëpinë me buqeta trëndafilash

Elita feston 25-vjetorin, Gjiko i “mbjell” shtëpinë me

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 25-të, dhe sigurisht nuk mund të mungonin surprizat për të.

Ka qenë i dashuri i saj, reperi Gjiko, i cili me surprizën e tij e ka bërë Elitën të ndihet e veçantë.

Nëpërmjet një videoje të postuar në “Instagram”, moderatorja ka treguar shtëpinë e mbushur plot me buqeta trëndafilash, të cilat Gjiko i kishte sjellë për të në këtë ditë të veçantë.

Detajet që nuk mungojnë janë tullumbacet e kuqe të shpërndarë në shtëpi të cilët lexojnë, “Të dua”.

“Ti e di që unë nuk jam perfekte. Por ti më bën të ndihem perfekte dhe e bukur në çdo lloj mënyre”, shkruan Elita bashkangjitur videos.

https://www.instagram.com/p/BkkdMTLhdXf/?taken-by=elita.rudi

Të fundit