Flash News

KRYESORE

Eliza Dushku flet për herë të parë: Drejtori i Hollywood më përdhunoi kur isha 12 vjeç. Familja ime nuk ishte gati të përballej me këtë tabu

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka rrëfyer për herë të parë një episod të tmerrshëm të ndodhur në jetën e saj, kur ishte ende fëmijë. Duke iu bashkuar nismës për të denoncuar dhunën seksuale në kinematografinë amerikane, Eliza ka pranuar se është përdhunuar në moshën 12 vjeç nga një prej koordinatorëve të Hollywood, Joel Kramer, kur xhirohej filmi “True Lies”.

Aktorja tregon se si Kramer kishte fituar besimin e prindërve të saj dhe tregohej i kujdesshëm për muaj me radhë, deri kur vendosi ta dërgonte në dhomën e hotelit.

Për ngjarjen e rëndë Eliza kishte folur me familjen e saj, por ata nuk ndiheshin gati të përballeshin me këtë tabu dhe kjo është arsyeja përse aktorja ka vendosur të flasë tani, e ndikuar edhe nga një foto e fundit kur koordinatori shfaqet duke përqafuar një vajzë të vogël.

Pjesë nga deklarata e Eliza Dushkut:

Kur isha 12 vjeç, gjatë kohës që filmohej “True Lies”, u ngacmova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollywood.

Që prej asaj kohe, kam luftuar me veten se si dhe kur do ta zbuloj këtë, nëse do të ndodhte ndonjëherë. Në atë kohë, e ndava atë që ndodhi me prindërit, dy miq të rritur dhe me vëllain tim të madh. Askush nuk ishte gati të përballej atëhere me këtë tabu, as unë nuk isha.

U jam mirënjohëse grave dhe burrave që kanë folur përpara meje gjatë muajve të fundit. Lista gjithnjë e në rritje e viktimave të ngacmimit dhe abuzimit seksual që kanë thënë të vërtetat e tyre më ka dhënë më në fund mundësinë për të folur. Është e papërshkrueshme sa rraskapitëse ka qenë ta mbyll këtë brenda meje për gjithë këto vite.  

Më kujtohet shumë qartë 25 vite më pas se si Joel Kramer më bëri të ndihem speciale, se si ai në mënyrë të vazhdueshme ndërtoi besimin te prindërit e mi, duke më rritur mua mua; më kujtohet shumë qartë se si më tërhoqi në dhomën e tij të hotelit në Majemi, duke i premtuar prindërve të mi se do më dërgonte për të notuar në pishinën e hotelit dhe do më jepte vaktin tim të parë të sushit.  

Më kujtohet se si fiku dritat, se si ndryshoi ajrin e kondicionuar që ndihej sikur ishte në nivelin e ngrirjes, ku saktësisht  më vendosi në një prej dy krevateve të dhomës së hotelit, çfarë filmi vuri në televizor (Coneheads), se si u zhduk në banjo dhe u shfaq i zhveshur, duke mos mbajtur asgjë përveç një peshqiri të vogël të vendosur në mes. Më kujtohet se çfarë kisha veshur unë. Më kujtohet se si më hodhi në krevat, më mbështolli me trupin e tij gjigant dhe filloi të më fërkonte. Ai tha këto fjalë: “Nuk do të flesh mbi mua e dashur, mjaft bëre sikur po fle”, dhe filloi të më fërkonte më fort dhe më shpejt. Kur ‘mbaroi’, më sugjeroi, “Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm”. E kishte fjalën për të mos i treguar askujt. Unë isha 12 vjeç, ai ishte 36. 

Të fundit