Flash News

KRYESORE

Ellen DeGeneres thyen heshtjen dhe reagon për herë të parë pas akuzave të rënda ndaj emisionit të saj

Ellen DeGeneres është një nga njerëzit më të njohur në botë e kryesisht në Amerikë. Ajo është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut dhe popullariteti i saj është i madh.

Punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Pas gjithë zhurmës se madhe, më në fund ka reaguar Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënjyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj.

"Një ditë para fillimit të emisionit, unë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Ellen DeGeneres Shoë do të ishte një vend i lumturisë – askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi, dhe unë jam e zhgënjyer kur mësoj se nuk ka qenë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë. Ndërsa jemi rritur në mënyrë eksponenciale, unë nuk kam qenë në gjendje të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe jam mbështetur te të tjerët për të bërë punët e tyre pasi ata e dinin se si do të doja t’i bëja. Por, është e qartë se disa nuk e kanë ditur. Kjo tani do të ndryshojë dhe unë jam e vendosur të sigurojë që kjo nuk do të ndodhë më.”

Më herët u raportua se producentët ekzekutiv të emisionit, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, janë akuzuar për sjellje të keqe në vendin e punës, dhe jo vetë DeGeneres.

Ky thashethem u konfirmua edhe nga DeGeneres, e cila shkroi në letrën e saj se “njerëzit që punojnë me mua dhe për mua po flasin në emrin tim dhe keqpërfaqësojnë atë që unë jam. Kjo duhet të ndalet. Si dikush që u gjykua dhe pothuajse humbi gjithçka për të qenë vetëm kjo që jam, unë me të vërtetë e kuptoj dhe kam dhembshuri të thellë për ata që shikohen ndryshe, ose trajtohen padrejtësisht, jo të barabartë, ose — më keq që nuk merren parasysh. Të mendoj se ndonjë nga ju është ndjerë në këtë mënyrë është e tmerrshme për mua. Përsëri, më vjen keq për këdo që nuk e ka atë përvojë. Nëse s’do ishte për COVID, unë do ta isha kujdesur për këtë personalisht dhe mezi po pres që të kthehem në skenën tonë dhe t’ju shoh të gjithëve."

Të fundit