Flash News

KRYESORE

Elliot po përgatit revolucionin tek Milani, stolin e Gattuso-s mund ta zërë Conte

Elliot po përgatit revolucionin tek Milani, stolin e Gattuso-s mund ta

Me emërimin e ri të pronarëve të Milanit, pritet që të vijnë edhe ndryshime të mëdha jo vetëm për lojtarët por edhe për teknikun Gennaro Gattuso.

Edhe pse drejtori i ri i Milanit, Leonardo deklaroi se kuqezinjtë do të vazhdojnë projektin me Gattuson, mediat italiane kanë zbuluar se në ditët e fundit ka pasur një takim mes brazilianit dhe ish-trajnerit të Chelsea-it, Antonio Conte,  për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë që ai të marrë drejtimin e Milanit.

Leonardo i ka bërë të ditur Contes dëshirën e tij që ai të ulet në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës dhe e ka pyetur nëse është e mundur nëse Conte mund të lirohet sa më shpejt nga kontrata që mban të lidhur me Chelsea-in, me klubin londinez që aktualisht i paguan trajnerit italian pagën prej 9 milionë eurosh në sezon ndërsa kjo shifër shkon deri në 17 milionë euro përfshirë edhe taksat.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve Elliot po përgatit revolucionin e madh te Milani dhe pas përfundimit të turneut amerikan, Genaro Gattuso mund t’i japë lamtumirën Milanit, për t’i bërë vend Antonio Contes në stol.

Të fundit