Flash News

KRYESORE

“Elokuent, konformist, afër shumicës”, si mendojnë gazetarët për kreun e ri të SPAK-ut

“Elokuent, konformist, afër shumicës”, si mendojnë

Gazetarët Artan Hoxha dhe Enton Abilekaj “skanojnë”profilin e kryetarit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja.  Ai mori 6 nga 11 anëtarëve të KLP-së, ndërkohë që rivali tjetër në garë, Altin Dumani siguroi 4 vota.

“Ky kur ka nisur punën, në ‘87 ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Pastaj ka bërë Juridikun. Kraja ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto peshqit e mëdhenj. Nga marsi i 2001 deri në 2002 ai ka qenë drejtor i Strukturës Anti-korrupsion të Ilir Metës, kur ka qenë kryeministër. Tek çështja me Bashën, ka pasur dosjen Durrës-Kukës. Si drejtues ai ka eksperiencë të gjatë, mes këtyre (8 anëtarët e SPAK) ai më duket me elokuenti”, tha  Hoxha nw emisionin “Opinion”.

Kurse Abilekaj shpreh rezerva.

“Është një njeri konformist. Ka qenë në çdo pushtet që ka ardhur. Kjo platforma që ka paraqitur aty nuk është ndonjë gjë e madhe. Në karrierën e tij nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive. Ishte kandidati me i afërt me mazhorancën.”, tha Abilekaj.

Të fundit