Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Elona Gjebrea përfshihet në skandalin “Tahiri”. Zbardhet dosja e Prokurorisë: Zv/ministrja e Brendshme me skaf drejt Greqisë; familjarët në shoqërinë e Habilajt
Ish-zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea rezulton të jetë e përfshirë në dosjen hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen e Saimir Tahirit.
“BoldNews” ka zbardhur një pjesë të kësaj dosje ku rezulton se Gjebrea, sot deputete e PS, ka udhëtuar me skaf drejt Greqisë më 8 gusht të 2014-së së bashku me bashkëshortin dhe çiftin Tahiri. Por pjesa ku deputetja socialiste rrezikon shumë, vjen më pas, më 9 gusht, kur familjarët e saj kanë udhëtuar drejt Greqisë me një automjet që drejtohej nga shtetasi Alban Alia, i cili rezulton se e njeh Artan Habiljan. Makina ku ndodheshin familjarët e Elona Gjebreas udhëtonte e shoqëruar nga makina me targë “AA003GB”, brenda së cilës ndodheshin prindërit e Tahirit dhe Artan Habilaj.
Pasi kanë dërguar familjarët në Greqi, Alban Alia dhe Artan Habilaj janë kthyer bashkë në Shqipëri me makinën Audi me targë “AA003GB”.
Pjesë nga dosja hetimore:
Nga të dhënat e përftuara nga ekzekutimi i letër porosive nga autoritetet Greke të Drejtësisë dhe kryerja e veprimeve të tjera në vendin tonë rezulton se personi në hetim shtetasi saimir Tahiri, Fatlinda Tahiri, Elona Gjebrea, Arian Hoxha kanë udhëtuar me mjetin lundrues tip skaf për në greqi me date 08.08.2014 Mjeti lundrues i regjistruar në emër të shtetasit X.X është regjistruar me datë 06.08.2014 kur për procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit të mjetit është ndërhyrë për shpejtimine tyre nga lidhje shoqërore e personit në hetim shtetasit Saimir Tahiri, të cilët i kanë kërkuar poseduesit të mjetit që atë t’ia linte në përdorim personit nën hetim. Mjeti lundrues është drejtuar nga shtetasi Saimir Tahiri
Nga këqyrjet e realizuara në sistemin TIMS rezulton se prindërit e shtetasit Saimir Tahiri dhe pjesëtarë të familjes së shtetasve Arian dhe Elona Hoxha, për tu bashkuar me familjarët e tyre në pushime, me datë 09.08.2014 kanë udhëtuar për në Greqi me automjetet me targa AA 003GB me drejtues shtetasin Artan Habilaj dhe AA 145 GJ me drejtues shtetasin Alban Alia. Shtetasit Artan Habilaj dhe Alban Alia janë kthyer në Shqipëri me datë 10.08.2014 me automjetin me targë AA 003 GB, mjet i cili rezulton të ketë qenë në pronësi të shtetasit Saimir Tahiri, megjithëse kishtë një kontratë shitjeje me shtetasin Artan Habilaj.
Më datë 14.08.2014, shtetasi Artan Habilaj ka udhëtuar për në pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë me automjetin me targë AA 003 GB (kjo makinë rezultonte në emër të Saimir Tahirit, por që i ishte shitur Artan Habilaj). Me të mbërritur aty, ky person (Artan Habilaj) është takuar takuar me personin nën hetim (Saimir Tahiri) dhe ka qëndruar aty deri më datë 16.08.2014.
Më datë 16.08.2014, ndërkohë që personi nën hetim mbaronte ditët e pushimit, është vendosur që me mjetin lundrues të udhëtonin për në Shqipëri shtetasit Artan Habilaj, duke u paraqitur në portin Sarandë “Linjë tjetër”, ndërsa personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri së bashku me familjarët e tij, do udhëtonin për në kthim me automjetin me targë AA 003 GB nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, mjet me të cilin dy ditë më parë kishte shkuar në greqi shtetasi Artan Habilaj
Po ashtu, rezulton se në të njëjtën ditë, me datë 16.08.2014 janë rikthyer në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Botë, Sarandë, me automjetin me targë AA 145 GJ familja e shtetases Elona Hoxha(Gjebrea).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Artan Habilaj, pasi është paraqitur në portin Sarandë, personat përgjegjës të policisë kufitare nuk kanë bërë regjistrimin e mjetit lundrues me të cilin pak ditë më pare kishte udhëtuar për në Greqi personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri. Po brenda ditës shtetasi Artan Habilaj ka udhëtuar me mjetin lundrues për në Vlorë ku ka ankoruar në portin e skafeve në Triport Vlorë.
Pas disa ditësh, me date 08.09.2014 është paraqitur për të udhëtuar me këtë mjet lundrues për në Itali, personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj, i cili ka kërkuar leje lundrimi. Rezulton se në drejtim të Italisë ka udhëtuar personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj. Rezulton se shpenzimet për udhëtimin në fjalë janë mbuluar nga personi nën hetim shtetasi Moisi Habilaj. Ky mjet lundrues rezulton të jetë kthyer në Durrës me date 24.12.2014 ku edhe në këtë rast, duke qënë se mjeti lundrues përdorej nga personi nën hetim shtetasi Saimir Tahiri, nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58