Flash News

KRYESORE

Elsamedi akuzon partneren se po përçan Musën me Donën, Ambra: Jam lodhur me ty

Elsamedi akuzon partneren se po përçan Musën me Donën,

Ambra ulet më në fund me Elsamedin dhe i thotë atij se është mërzitur për familjen e saj dhe nënën. “Nuk jam mësuar të jetojë larg tyre”, thotë ajo.

Ndërsa Elsamedi i tregon se Musa është mërzitur me të për shkak se po qëndron gjatë me Donën dhe po i merr kohën atij.

“Po më merr kohën me partneren time, më tha Musa. Km lojën time dhe jo lojën e tjerëve. Unë kam lënë punët jashtë për të qëndruar këtu, më tha Musa”, i tregon Elsamedi Ambrës.

Ambra nuk e ka pritur mirë këtë dhe i ka thënë se Musa duhet të ja thotë asaj këto fjalë dhe jo Elsamedit. “E para, të mi thotë mua, ose shkoj ja them unë atij. Unë nuk qëndroj pas Donës. Ajo më pa të mërzitur dhe mu afrua vetë. Tjetra është që Dona ma ka shpjeguar këtë pjesë dhe unë nuk kam qëndruar gjatë me të duke ndenjur më shumë me banorët e tjerë”, thotë Ambra.

Ambra tha në fillim se ishte mërzitur vetëm për faktin që ishte larg familjes, por në bisedë me Elsamedin, partnerin e saj, ajo e zbuloi të vërtetën e mërzitjes së saj.

Ajo i tha Elsamedit se është e mërzitur me të, me lidhjen e tyre. 

“Jam lodhur çdo natën duke të dëgjuar ty me të gjitha gjërat që më thua”, i thotë Ambra Elsamedit

 

Të fundit