Flash News

KRYESORE

Elton Arbana dhe Ilir Ndraxhi nuk ndikohen nga përgjimet, së bashku aktiv në fushatë

Kandidati i PS për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana dhe deputeti i PS, Ilir Ndraxhi vijojnë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore. Të dy janë parë këto ditë nën shoqërinë e njeri tjetrit në zonën e Shijakut, duke takuar qytetarë të ndryshëm për zgjedhjet.

“Faleminderit për mbështetjen maksimale nga banorët e organizatës 1393. Një pritje mbreslënëse, dhe një përkrahje maksimale për të vazhduar një rrugë të gjatë bashkëpunimi. Duke i siguruar të gjithë që prania ime nuk do ti mungoje asnjëhere, shtrënguam duart si aleatë në të mirën e Shijakut që duam.Ku ka vullnet,ka zgjidhje. Së bashku për Shijakun që duam”, shkruan Arbana.

Arbana shfaqej në përgjime teksa komunikonte me Astrit Avdylin. Anetari i banes se Shijakut i kërkonte që të negocionte me kreun e INUK-ut në Durrës, që t’i hiqte gjobën ndaj një miku të tij.

Nderkohe Ndraxhi, të enjten e kaluar ishte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u pyet per njohtjet me Avdylajt.  Në bazë të tablateve telefonike, dyshohet se Astrit Avdyli ka ndikuar në futjen e tij në listën e PS të Ndraxhit në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës.

 

Të fundit