Flash News

KRYESORE

Elton Deda mesazh Ramës pas mbylljes së lokaleve të natës: Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri me këtë ndryshim

Këngëtari dhe kantautori Elton Deda ka reaguar i revoltuar me vendimin e një dite më parë të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskotekave dhe lounge bareve, pas orës 20.00, duke qenë se Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19.

Deda ka apeluar kryeministrin duke i kërkuar të shfuqizojë aktin dhe të ribëjë një tjetër me masa më të shtrënguara.

“Reflekto or mik sa nuk është vone. Mos jua mbyll shqiptareve te dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos ti rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat.

Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”...por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope të madhe. Sa me shpejt madje. Miqësisht, një pjese e armatës të denigruar prej 5 muajsh”, shkruan Deda.

Të fundit