Flash News

KRYESORE

Elton Deda i revoltuar: Medias shqiptare i intereson gjithçka ordinere

Elton Deda i revoltuar: Medias shqiptare i intereson gjithçka ordinere

Këngëtari i njohur, Elton Deda, ka shprehur keqardhjen e tij, për faktin se mediat shqiptare i kushtojnë shumë pak vëmendje kulturës dhe merren me njerëz pas asnjë vlerë, që bëhen të famshëm pikërisht prej medias.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, këngëtari është shprehur se medias i intereson gjithçka ordinere që ndodh dhe servilizma për përkrahje politike.

“Gjithçka ordinere qe ndodh, histori seksi ose njerëz pa asnjë lloj vlere qe bëhen te famshëm brenda ditës, lajme pa kurrfarë brendie, servilizma për përkrahje politike, ose futje hundesh nëpër gjëra private te njerëzve. Këto i bëjnë me shume qejf dhe zell. Por askush nuk foli për koncertin e 3 Musketiereve dhe as për koncertin e Albanit, për këtë erë të re qe po e gëzon qytetin tonë. Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjërat e mira që me aq mundim i bëjmë. Kjo është vërtet për të ardhur keq”, ka shkruar këngëtari.

Të fundit