Flash News

KRYESORE

Elton Ilirjani nuk resht së ironizuari meshkujt shqiptarë: Jam shumë pjeshkë për dhëmbët e tyre

Biznesmeni Elton Ilirjani është ndër personazhet më të komentuar së fundmi në showbiz. Jo të pakta janë herët ku ai ka folur në televizone për faktin se është i hapur ndaj paragjykimeve dhe nuk e ka kompleks faktin se është homoseksual.

Në emisionin e pasdites ‘Rudina’ biznesmeni u shfaq me make-up si shenjë për të ‘thyer’ paragjykimet e shqiptarëve. Mirëpo në deklaratat e tij duket se ironia nuk mungon asnjëherë për meshkujt shqiptarë.

Së fundmi, në një intervistë për ‘Panoramën’ Ilirjani u pyet nëse do pranonte një propozim nga një mashkull shqiptar.

Përgjigja ironike nuk mungoi, pasi Ilirjani përmendi edhe njëherë faktin se meshkujt shqiptarë janë mendje ‘mbyllur’ ndaj nuk janë në preferencat e tij.

“Ka shumë djem që më gjuajnë në Shqipëri dhe shumë prej tyre janë simpatikë, por kjo nuk e ndryshon situatën, sepse edhe ata janë pjesë e mentalitetit lokal dhe kanë frikë nga opinioni. Domethënë, kanë frikë të jetojnë jetën e tyre se i gjykon mami dhe babi, shokët dhe lagjja etj. Unë s’i përzgjedh fare, sepse janë shumë dobët, më mirë të vazhdojnë të hanë thana si kanë bërë me shekuj. Unë jam shumë pjeshkë për dhëmbët e tyre”, tha Eltoni.

Të fundit