Flash News

KRYESORE

Elvana dhe Arilena 'fusin në sherr' dhe Klaudian me Albën

Fansat e Elvana Gjatës dhe të Arilena Arës janë pozicionuar në dy "kampe". Disa mbështesin Elvanën e disa të tjerë Arilenën. Fakti që Elvana u rëndit e dyta dhe nuk fitoi vendin e parë në "Fest 58" ka bërë që shumë fansa të reagojnë ashpër e të kundërshtojnë fitoren e Arilena Arës.

Madje edhe artistët janë pozicionuar duke mbështetur disa njërën e disa tjetrën.

Një "sherr" i ri është hapur (për herë të parë publikisht) edhe mes ish-bashkëshortes së Albi Nakos, Klaudia Pepeës dhe partneres aktuale (përflitet por nuk është pranuar asnjëherë publikisht) Alba Hoxhës.

Trupa e Albi Nakos ishin pjesë e koreografisë së këngës së Elvanës, por Klaudia ka vendosur të përkrahë Arilenën, teksa edhe e ka uruar për fitoren.

Por një komentues i shkruan Klaudiës së nuk pëlqen Elvanën pasi Alba ishte pjesë e koreografisë:

“Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvanës.”

Klaudia ka reaguar menjëherë duke i kthyer përgjigje komentueses:

“Kam konkurrentë italianë tani, Albës ia lashë vendin vetë.”

Komentuesja nuk e ka lënë me kaq, ka shkruar sërish duke i komentuar:

"I le endin apo Albin?"

Dhe Klaudia i ka kthyer:

"Të dy bashkë."

Alba nuk ka reaguar ende, e cila zakonisht është shumë e tërhequr në raste të tilla dhe nuk përfshihet.

Të fundit