Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata aktive në rrjetet sociale, nis të ndjekë deputetin e PS me probleme me ligjin

Që prej një muaji, këngëtarja Elvana Gjata nuk ishte aktive në rrjetet sociale, e ndikuar dhe nga fakti se emri i saj ka qenë në qendër të vëmendjes për ngjarjen e 4 Tetorit në Bllok, ku mbeti i vdekur shtetasi Fabiol Gaxha.

Megjithatë, këto ditë ajo është ‘bërë e gjallë’ në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka filluar të ndjekë deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbjan.

Për koincidence, deputeti i PS në Qarkun e Durrësit është edhe ai në qendër të akuzave për shkak se emri i tij ka dale në disa përgjime me Gilmando Danin, anëtarin e grupit të bandës së Emiliono Shullazit.

Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, thuhet përveç të dashurit të saj, Ervin Mata edhe Elvana është në kërkim nga policia së bashku me komandon Mervjol Bilo, Fabjol Alushin dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme, para pak minutash.

Të dhënat e sistemit TIMS treguan se  këngëtarja ishte larguar nga Shqipëria vetëm disa orë pas ngjarjes dhe dyshimet e para lidhen me një udhëtim të saj nga Rinasi për në Vjenë e më pas në Gjermani.

Të fundit