Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata reagon pas humbjes: Refuzoj të flas, por më duhet ta bëj. Arilena nuk është faji yt...

Elvana Gjata reagon pas humbjes: Refuzoj të flas, por më duhet ta

Elvana Gjata ka reaguar një ditë pas humbjes përballë Arilena Aras dhe renditjes së saj në vendin e dytë në festivalin e 58-të të RTSH-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjata shkruan se renditja nuk erdhi për faj të Arilenës, dhe për këtë vlerësoi shqiptarët që e mbështetën, si dhe jurinë ndërkombëtare që i dha pikët maksimale veç dy anëtareve shqiptare Rita Petro dhe Mikaela Minga. Për këtë të fundit, Elvana ka edhe një mesazh.

“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej...

Arilena... nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!

I kam pare te gjitha sondazhet, e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mi cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!

Ju kam degjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!

Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna s’me ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!

Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal, u gezova shume!

Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA

Gezojeni jeten ME TANA

Mezi pres projektet e reja”, shkruan këngëtarja.

Të fundit