Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata uron Fiter Bajramin me një foto të grave të mbuluara, fansat i kthehen kundër: Na flliqe

Një foto e postuar nga ana e Elvana Gjatës si duket ka irrituar fansat që nuk i përkasin besimit islam. Për të uruar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët mysliman, Elvana zgjodhi të postonte një foto të disa grave të mbuluara teksa falen. Edhe pse këngëtarja i përket besimit katolik, ka bërë një gjest të përzemërt për besimtarët mysliman duke i uruar: “Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”. Po kjo foto ka ngjallë disa reagime nga fansat të cilët kanë filluar të debatojnë më njëri-tjetrin: “Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”! “Foto e frikshme, më kap panik”. “Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”. Shumë fisnike nga ana jote, Gëzuar”. “Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.
 
View this post on Instagram
 

Gezuar festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtareve Muslimane! #eidmubarak

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të fundit