Flash News

KRYESORE

Elvis Naçi flet për imamin homosekual: Nuk bën sens, mëkat për të gjitha fetë

Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi i ftuar në “Wake Up” ka folur në lidhje me homoseksualët dhe pranimin e tyre në shoqëri. Naçi u shpreh se homoseksualizmi është një mëkat i madh për të gjitha fetë.

Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT, Naçi tha se të gjithë kemi mëkate por nuk duhet t’i shfaqim ato.

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame.  Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë.

Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në Islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë.”- deklaroi Naçi.

Në fund imami I Xhamisë së Tabakëve qëndroi disi miqësor ndaj homoseksualëve duhet të jetë ajo e këshillimit dhe sugjerimit, jo ajo e sharjeve dhe ofendimeve.

Të fundit