Flash News

KRYESORE

Elvis Naçi për të sfiduar Veliajn në Tiranë? Imami tregon vendimin që ka marrë

Elvis Naçi për të sfiduar Veliajn në Tiranë? Imami

Emri i imamit Elvis Naçi ka qenë ndër më të komentuarit në rrjetet sociale si një kandidat i mundshëm për bashkinë e Tiranës. Mbështetja e madhe që gëzon te qytetarët, e favorizon Naçin për garën në kryeqytet, por i pyetur në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News 24, imami refuzoi një synim të tillë.

Ai theksoi se nuk dëshiron të merret me politikë, por vetëm me bamirësi.

“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”, deklaroi Elvis Naçi.

Aktualisht, Erion Veliaj nga PS është kandidati i vetëm në garë për bashkinë e Tiranës, pasi opozita ka paralajmëruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit nëse kryeministër është Edi Rama.

Të fundit