Flash News

KRYESORE

Elvis Roshi dhe Agron Xhafaj, strategjia e njëjtë mbrojtjeje e mazhorancës. ‘Fajësojnë’ moshën dhe vitin

Elvis Roshi dhe Agron Xhafaj, strategjia e njëjtë mbrojtjeje e

Nuk është hera e parë që mazhoranca merr në mbrojtje persona të cilët figurojnë të dënuar jashtë vendit. Dhe mesa duket strategjia është e njëjtë, duke e vendosur fokusin tek viti i largët kur ka ndodhur ngjarja dhe tek mosha e personit të dënuar në momentin që ka bërë krimin.

Ditën e djeshme, Fatmir Xhafaj, duke ju përgjigjur dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike për vëllain e tij i cili është dënuar nga gjykata italiane tha ndër të tjerash se ngjarja ka ndodhur në vitin 2002 dhe aso kohe i vëllai i tij ishte një 25-vjeçar që u ndodh në vendin e gabuar.

“Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qenë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij”, deklaroi ndër të tjerash mbrëmjen e djeshme Xhafaj.

Por një linjë të tillë argumentimin ndoqi edhe kryeministri Edi Rama në 31 maj të 2016-ës, ku Elvis Roshi u dorëhoq nga drejtimi i bashkisë së Kavajës pasi rezultoi i dënuar në Itali. Në një reagim të gjatë të tij, Rama i referohej sërish moshës së Roshit në momentin që kishte ndodh ngjarja.

“Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi”, shprehej Rama asokohe.

Por as viti dhe as mosha e re nuk i bën të pafajshëm, pasi të dy janë dënuar nga gjykatat italiane me vendim të formës së prerë./Politiko.al

Të fundit