Flash News

KRYESORE

Emergjenca e Covid, “Global Albania Foundation” nismë për të mbledhur fonde për shqiptarët në nevojë

Emergjenca e Covid, “Global Albania Foundation” nismë për

“Globals Albania Foundation” ka ndërmarrë një nismë të madhe për të ndihmuar shqiptarët në nevojë duke iu përgjigjur emergjencës së COVID-19, në një nismë globale. Sipas një deklarate për mediat të këtij fondacioni, nisma do të kulmojë në datën 5 maj nën moton #GivingTuesdayNow (dhurimi i të martës) ku janë të ftuar shqiptarët të dhurojnë duke iu përgjigjur emergjencës së pandemisë.

Si pjesë e kësaj fushate mbarëbotërore, fondacionin synon të mbledh fonde për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Preshevën gjatë gjithë muajit maj në kuadër të kësaj fushate. Fondacioni do të publikojë tre llojet e fondeve që do të mblidhen dhe që do të drejtohen nga vullnetarë të ndryshëm: Ndihma për njerëzit në nevojë, reagimi i Kujdesit Shëndetësor dhe Fuqizimi i Rinisë.

“Bujaria është ajo që i bashkon njerëzit. Ajo fuqizon të gjithë të ndryshojnë botën për mirë. Ne dëshirojmë që ju të na ndihmoni të bashkojmë shqiptarët në mbarë botën për të qëndruar së bashku dhe të tregojmë bujarinë në maj, në angazhimin e qytetarëve, filantropëve për mbështetjen e komuniteteve tona dhe organizatat jofitimprurëse”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Të fundit