Flash News

KRYESORE

Emergjëncë në Madrid, Mariano Rajoy vepron pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

Vendimi i Parlamentit të Katalonjës për të shpallur shkëputjen nga Spanja, duket se e ka kapur të papërgatitur qeverinë në Madrid. Deputetët katalanas votuan mesditën e sotme në favor të krijimit të Republikës së re, duke shkaktuar emergjencë te qeveria qendrore.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka kërkuar mbledhje urgjente të qeverisë në orën 18:00, për të diskutuar veprimet që do të marrë ndaj drejtuesve katalanas. Më herët, ai kishte kërkuar autorizimin për shkarkimin e presidentit të të Katalonjës, të zëvendëspresidentit dhe këshilltareve të qeverisë rajonale.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga qeveria spanjolle.

Deputetët katalanas vendosin flamurin e OKB-së në parlamentin e tyre, pas shpalljes së pavarësisë

Të fundit