Flash News

KRYESORE

Emërimet në Drejtësi/ Në krye të Këshillit, gjyqtari i akuzuar nga PD

Emërimet në Drejtësi/ Në krye të Këshillit,

Në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të zgjidhet gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Lajmin e ka bërë të ditur ‘Report Tv’, i cili thotë se KED do të konstituohet dhe do të nis nga puna në 3 janar të 2019.

Ky këshill do të bëjë verifikimin e gjyqtarëve të cilët plotësojnë kriteret për të qenë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani është një nga gjykatësit të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar por pavarësisht kësaj, gjyqtari në fjalë e kaloi procesin e vettingut.

Krahas Dvoranit, pjesë e KED janë edhe kryeprokurorja Arta Marku, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

Të fundit