Flash News

KRYESORE

Emërimet në Ministrinë e Brendshme, reagon LSI: Hajdutët e Rilindjes, po hanë kokat e njëri-tjetrit

Emërimet në Ministrinë e Brendshme, reagon LSI: Hajdutët e

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, ka reaguar pas emërimeve të bëra në Ministrinë e Brendshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti shprehet se hajdutët po vazhdojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit, duke shtuar se “Ëngjëll Agaçi mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, pasi u xhelozua nga tenderat marramendëse të Plarent Ndrecës, në këtë institucion.”

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Hajdutët po hanë kokat e njëri tjetrit!

Ndryshimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme tregon qartë se hajdutët e Rilindjes, sot kanë filluar të hanë kokat e tyre.

Engjëll Agaçi i xhelozuar nga ‘bëmat marramendëse’ të Plarent Ndrecës me tenderat vendosi që ta marrë vetë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Elona Pici është si të jetë vetë Engjëll Agaçi. Pas kapjes së të gjitha institucioneve, sot Engjëll Agaçi ka kapur dhe Sandër Lleshin duke e kthyer atë në një kukull në krye të këtij dikasteri.

Të fundit