Flash News

KRYESORE

Emërimet për Gjykatën Kushtetuese, zbardhet axhenda e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë

Emërimet për Gjykatën Kushtetuese, zbardhet axhenda e

Një delegacion i Komisionit të Venecias zbarkon sot në Tiranë, ku do të grumbullojnë opinione të palëve që kanë shprehur qëndrime të ndryshme, sa i takon zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo çështje përplasi më së shumti presidentin me mazhorancën disa muaj më parë, përfshirë edhe kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Fillimisht delegacioni takon sot në orën 09:30 kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

në orën 10:40 do të kenë takim me Komisionin Hetimor, në 12.00 me presidentin Ilir Meta dhe në 16:00 me Arta Vorpsin, e cila nuk u thirr nga Meta për betimin.

Po ashtu, takimet vijojnë edhe nesër me me kreun e KED, Ardian Dvorani. ‘Venecia’ ka administruar pyetjet e Kuvendit, si dhe kërkesën prej 64 faqesh të Ilir Metës ku akuzon Parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvoranin se kanë shkelur Kushtetutën, lidhur me një opinion se kush e shkeli Kushtetutën, Presidenti apo Kuvendi.

Raporti i këtij delegacioni pritet të dalë më 20 mars, kur dot të mbahet seanca plenare me dyer të mbyllura, për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar pas përplasjeve për Gjykatën Kushtetuese në vend.

Të fundit