Flash News

KRYESORE

‘Emërimet si tendera politik’/ Rama i përgjigjet Sterkajt: Meqë ju nuk i dhatë drejtim do të merrem unë

‘Emërimet si tendera politik’/ Rama i përgjigjet Sterkajt:

Një ditë pas mbledhjes me tone të forta në Shkodër, kryeministri Edi Rama mbledh koordinatorët e Veriut në selinë e PS.

Në mbledhjen e djeshme të degës së PS-së në qytetin verior u shkri e gjithë struktura për shkak të debateve dhe ankesave se në pozicionet drejtuese në Shkodër, po viheshin persona nga Tirana pa asnjë kontribut.

Sekretari organizativ Arben Pëllumbi, njëkohësisht koordinator për degën e Shkodrës, tha se këto debate kanë ardhur për shkak të konflikteve personale të disa individëve.

Sot kryeministri Rama thirri në mbledhje urgjente të gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e Veriut. Gjatë këtij takimi ka pasur edhe një debat mes deputetit Paulin Sterkaj dhe kryeministrit Rama.

Sipas Sterkajt, emërimet në qytetin e Shkodrës janë kthyer në tendera politikë, ku secili dërgon emrat e vet, për një drejtori 7 lista. Nga ana e tij Rama e ka mohuar këtë, duke u shprehur se tani do të merrej vetë me këtë punë ‘meqë ju nuk i dhatë drejtim’. Rama tha se të hënën do të zhvillojë një mbledhje për zgjidhjen e kësaj çështje.

Të fundit