Flash News

KRYESORE

Emërimi i Bardhyl Kaçorrit, këshilltari i PD-së nxjerr të dhënat: Shkelje flagrante e ligjit

Emërimi i Bardhyl Kaçorrit, këshilltari i PD-së nxjerr

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideron shkelje flagrante të ligjit për depolitizimin e policisë së burgjeve, emërimin në këtë detyrë të Bardhyl Kaçorrit.

Kaçorri u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, por sipas të dhënave të publikuara nga Bardhi, rezulton se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve ka qenë kryetar i KZAZ 27 në Tiranë, gjatë procesit zgjedhor të vitit 2013-të.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Shteti partiak i Edi Ramës!

E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS.

Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar I KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje.

Emërimi I komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e DEPOLITIZUAR”.

Të fundit