Flash News

KRYESORE

Emërimi i Ilir Kernit në Kroaci pas shkarkimit nga qeveria Rama, deputeti i PS i lë koment: I thashë dikujt para pak vitesh...

Balerini dhe koreografi shqiptar, Ilir Kerni, u emërua si drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci.

Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023, ndërkohë që në Shqipëri u shkarkua nga kjo detyrë dy vjet më parë nga Këshilli i Ministrave, pasi kishte paraqitur dorëheqjen i zhgënjyer nga premtimet e mëhershme të Qeverisë së Edi Ramës për politikat e artit.

Pasi lajmin e bëri publik në profilin e tij në facebook, Kerni ka marrë qindra urime për detyrën e re dhe postin e rëndësishëm, ndërsa bie në sy urimi i deputetit të PS, Fate Velaj.

“Kam qenë gjithmonë krenar për ty, Ilir Kerni. "Ai nuk është thjeshtë një artist. Ai është një shprehje gjeografike", i thashë dikujt përpara pak viteve”, shkruan Velaj si një lloj paralajmërimi për vlerat që mbartin artistët shqiptarë, të cilët i shpalosin dhe shlkëlqejnë më shumë në vendet e huaja se në Shqipëri.

Të fundit