Flash News

KRYESORE

Emërimi i Pandeli Majkos si ministër i Diasporës, shqiptarët e Greqisë reagojnë të parët

Emërimi i Pandeli Majkos si ministër i Diasporës, shqiptarët

Emërimi i Pandeli Majkos në postin e ministrit të Diasporës ka sjellë reagimet e para te shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve.

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi ka uruar zgjedhjen e Majkos në këtë detyrë të re, duke vlerësuar kontributin e ish-kryeministrit për shqiptarët jashtë vendit. Ata shprehen optimist se Majko do të ndikojë në ndërtimin e një marrëdhënie të fortë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në dobi të komunitetit shqiptar që jeton në shtetin fqinj.

Komisionet ‘e reja’ që do ndërtohen në Kuvend, te Politika e Jashtme shpëtuan vetëm Bumçi dhe Dule

Reagimi:

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi uron Ministrin e Diasporës së Shqipërisë

I nderuar Zoti Majko,

Me kënaqësi të veçantë pritëm zgjedhjen tuaj si Ministër i Diasporës së Shqipërisë, duke u bërë kështu Ministri i parë i qeverisë shqiptare që ngarkohet në një detyrë kaq të rëndësishme. Përfitojmë nga rasti t’ju përcjellim urimet tona më të përzemërta për misionin tuaj të ri, për rolin dhe përkushtimin tuaj në ndihmë të Diasporës Shqiptare.

Me këtë rast, më lejoni t’ju shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për personalitetin tuaj, si një nga figurat më të respektuara të klasës së politikës shqiptar dhe të rolit tuaj si kryeministër i Shqipërisë në një kohë të vështirë por me arritje historike, për kontributin tuaj të vlerësuar që keni dhënë dhe jepni për Shqipërinë.

Duke ju uruar suksese dhe gjithë të mirat në misionin tuaj të ri, lutem të pranoni, i nderuar ministër z.Pandeli Majko shprehjen e konsideratës tonë më të lartë.

Mbetemi me shpresë dhe optimist se së bashku do të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë në dobi të dy palëve dhe për të mirën e Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Me respekt

Për Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi

Të fundit