Flash News


KRYESORE

Emërimi i rektorit të ri të UT, ish-deputeti: Rama bëri atë që nuk e bëri dot Shullazi

Emërimi i rektorit të ri të UT, ish-deputeti: Rama bëri

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komanduar sot si rektor të përkohshëm të Universitetit të Tiranës Bernard Dostin, për të zëvendësuar Mynyr Konin.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Luciano Boçi, i cili shprehet se me këtë vendim, Edi Rama i vuri minat autonomisë universitare.

“Edi Rama me këtë vendim i ka vënë minat autonomisë universitare. Vendimi për të emëruar një rektor të ri është antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ministrja nuk ka kompetencë të vendosë një rektor të ri, pa pritur vendimin e Presidentit të Republikës. Rama bëri atë që nuk e bëri dot Shullazi. Në lidhje me këtë rast të paprecedent, Ministrja e Arsimit duhej shkarkuar. Mbrojtja e saj tregon haptazi se Edi Rama kërkon të kapë universitetin”, tha Boçi.

Boçi theksoi se Rama mund të vjedhë ndonjë tender universitar, por kurrsesi nuk ka për t’ju mbyllur gojën studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës.

Të fundit