Flash News

KRYESORE

Emery flet me zemër të hapur: Mësova shumë në Premier League

Emery flet me zemër të hapur: Mësova shumë në Premier

Unai Emery sot u shkarkua si trajner i Arsenalit pas një sërë ndeshjesh problematike dhe me rezultate të pakënaqshme për klubin. Tekniku e ka fituar 3 herë Europa League me Sevilla, por nuk ka bindur as te PSG, as në Londër.

Sot spanjolli ka shkruar një letër për tifozët dhe klubin e Arsenalit, ku ka theksuar se ka qenë nder të jetë trajner i Arsenalit. "Për të gjithë tifozët, dua t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra, që më ndihmuat të kuptoj dhe të ndiej madhështinë e Arsenalit. Për të gjithë ju që na keni mbështetur nga çdo cep i globit, të gjithë ju që keni ardhur në “Emirates”, të gjithë ju që keni pritur në shi dhe në të ftohtë vetëm për të më përshëndetur, faleminderit!" - shkruan tekniku.

Dua të dërgoj një mesazh mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e Arsenalit për mënyrën se si më kanë trajtuar. Në veçanti, dua të veçoj Ivan Gazidis, i cili më mirëpriti në klub. Tashmë kam provuar shumë në futboll, por kam shijuar dhe mësuar shumë në Angli, në Premier League, për respektin për profesionistët dhe për pastërtinë e futbollit", - përfundon Emery.

Të fundit