Flash News

KRYESORE

Emigracioni dhe plakja e popullsisë, 134 mijë nxënës dhe studentë më pak se katër vite më parë

Emigracioni dhe plakja e popullsisë, 134 mijë nxënës dhe

Emigracioni si dhe plakja e popullsisë mendohet se janë dy faktorët që kanë sjellë rënie të numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistruar për vitin e ardhshëm akademik.

Sipas Institutit të Statistikave numri i të regjistruarve në shkolla dhe universitete, është 650 mijë. Afro 134 mijë më pak se katër vite më parë.

Rënien më të madhe e kanë studentët e arsimit të lartë me 44 mijë më pak, më pas cikli i mesëm, me 32 mijë.

Po sipas INSTAT, 3.8 % më pak, është numrin i te regjistruarave këtë vit akademik në shkolla dhe universitete krahasuar edhe me vitin 2016-2017.

Në arsimin parauniversitar rënia përllogaritet me 2.9 %, ndërsa në atë të lartë ajo është më ndjeshme me 7.3%, krahasuar me një vit më parë.

 

Të fundit